Liga e Kampionëve
Ancelotti lavdëron Mbappen
Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti e ka cilësuar Kylian Mbappen si super yll të së ardhmes në prag të sfidës direkte me Paris Saint Germain në Ligën e Kampionëve.
Mbappe është në mesin e të nominuarve për “Topin e Artë” pasi që e fitoi Kupën e Botës me Francën verën e kaluar.
Napoli kryeson grupin C me 4 pikë, një më shumë se PSG kurse trajner i napolitanëve ka pasur fjalë pozitive për yllin e francezëve.
“Mbappe është një lojtar i shpejtë dhe i mirë por dallimi nga të tjerët është se Mbappe është edhe efektiv. Ai është shumë i ri dhe do të jetë definitivsht ylli i ri i së ardhmes”, tha Ancelotti.