Analisti i zë ngushtë Mimoza Kusarin e Hekuran Muratin: Nuk është e drejtë VV me reagu për Selimin, e mos me u përmend të tjerët

Analisti, Arton Demhasaj ka thënë se nuk është e drejtë që Lëvizja Vetëvendosje të reagojë për aktakuzën e Rexhep Selimit nga Gjykata Speciale, dhe jo për atë të ish-presidentit Hashim Thaçi e ish-kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit.

Këto deklarata ai i bëri drejtuar deputetëve të VV’së, Mimoza Kusarit dhe Hekuran Muratit, në emisionin Debat Plus.

“Nuk është e drejtë krejt VV me reagu për Selimin, e pa u përmend këta tjerët, nëse flasim për UÇK’në.”, tha Demhasaj.

Ndaj kësaj nuk ka pasur përgjigje konkrete nga deputetët e VV’së, por Murati tha se nuk ka ndonjë protokoll që tregon se kush duhet të përmendet e kush jo.

“Protokollin se kë duhet me përmend emra e jo nuk duhet ta shkruaj dikush nga jashtë. Si UÇK VV beson se lufta e saj ka qenë e pastër, çlirimtare, për ato raportet e Dick Martyt e të tjera.”, tha ai.

Ndryshe, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe deputeti Rexhep Selimi gjatë kësaj jave u paraqiten para Gjykatës Speciale për herë të parë që prej konfirmimit të aktakuzave.

Vlen të theksohet se qytetarët dhe klasa politike i kanë dalur në krah ish-udhëheqësve të UÇK’së, me përjashtim të VV’së e cila ka reaguar vetëm për Rexhep Selimin.