Analisti Ardian Kastrati tregon se a i është bashkuar PDK-së

Analisti politik, Ardian Kastrati ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet për aderimin e tij në Partitë Demokratike të Kosovës.

Kastrati, lajmet për kalimin tij në PDK i ka quajtur si të pavërteta.

Ai për Gazetën inFokus ka konfirmuar se nuk është pjesë e kësaj partie.

“Rrenë është rrenë nuk kam asnjë koment në lidhje me këtë”, ka deklaruar ai.

Analisti është shprehur se nuk e ka idenë për çfarë arsye kanë dalë lajme të tilla.

Kujtojmë se gjatë ditës së hënë është raportuar nga mediat në vend, se analisti politik, Adrian Kastrati është bashkuar me Partinë Demokratike të Kosovës.