Analisti Abdullahu tregon pse nuk do ketë një aderim të Vjosa Osmanit në VV

Analisti Faton Abdullahu, ka thënë Vjosa Osmani nuk do të largohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës për të shkuar në Vetëvendosje.

Abdullahu po thotë se Osmani nuk do të shkon në Vetëvendosje sepse atje nuk ka shpresa që të dal e para në VV, kurse shpresat e saja për të dal e para në LDK janë të mëdha.

Ai po thotë se Osmani po përpiqet që ta luaj të njëjtin rol si para zgjedhjeve të 6 tetorit, ta shtoj faktorizimin përbrenda LDK’së për të marrë primatin në LDK.

Postimi i plotë nga Abdullahu:

LDK me te vjetren apo ……..

Disa, të shpeshtën nga radhët e LDK, konstatojnë se përderisa LDK ishte parti të cilën VV dhe z. Kurti e pranuan se është parti me të cilën ngjallën shpresën për të bërë ndryshime pozitive si kurrë më parë, pse nuk mund ta bëjë këtë tani LDK me dikën tjetër si p.sh me AAK, NISMA etj. Kundërshtuesit e kësaj qasje, shumica nga VV, konsiderojnë se premtimi i VV-së ka mundur të realizohet me atë LDK e cila ishte për ndryshime e këtë brenda LDK-së e prezantonte z. Osmani. Përmbledhtazi disi i bije që kur LDK është me VV është e mirë, kur nuk është me VV-në është e keqe. Apo e vërtetë është pak më e ndërlikuar.

Largimi i z. Osmani nga LDK do t’i jepte argument nesër VV në opozitë që të jetë shumë kundër asaj LDK-je në pozitë, me shpjegimin se LDK ka mbetur me qasje të vjetër dhe kundër ndryshimeve. Por znj. Osmani nuk do të largohet nga LDK sepse në VV nuk ka shpresa që të del e para, në LDK po. Ajo do të përpiqet që ta luaj të njëjtin rol si para zgjedhjeve të 6 tetorit. Ta shtoj faktorizimin e saj përbrenda LDK-së Tash ka përparësi sepse është në struktura të larta të LDK-së gjë që më parë nuk ishte. Nuk do ta ketë aspak të lehtë. Në LDK zgjedhjet e brendshme nuk do të mbahen edhe për disa vite, kurse as zgjedhjet nacionale duket se nuk do të ketë. Përmbledhtazi thënë LDK do të mbetet e njëjtë. Ndryshimin kjo parti do të mundohet ta paraqes me ndonjë kandidatë të ri por që shumica do të sigurohen që LDK të vazhdoj me të vjetrën.