Analistët: Vuçiq po manipulon me deklarata (VIDEO)

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon të bëjë lojë me opinionin në paraqitjet e tij publike rreth Kosovës.

Qëndrimet e tij ndryshojnë kur u drejtohet qytetarëve në Serbi dhe komunitetit ndërkombëtar.

Njohësit e rrethanave politike në Kosovë e Serbi, qëndrimet e ndryshme të Vuçiqit për çështjen e njëjtë – po i shohin vetëm si lojë të shefit të shtetit serb.

Artan Muhaxhiri, analist politik, thekson se Vuçiq në momentin kur i adresohet votuesit serb, ka një dozë të krenarisë dhe dinjitetit, ndërsa sipas Muhaxhirit në momentin kur fjalët e tij i adresohen partnerëve ndërkombëtarë, atëherë ai tenton që të shfaqet si një “realist”.

Ndërsa për Fatmir Shehollin, Vuçiqi është i njëjtë qysh prej se i ka shërbyer Sllobodan Millosheviqit.

https://www.youtube.com/watch?v=8FixIZi3YR0