Analistët për vitin 2018: Jo vendime të mëdha, por dëshpërime të mëdha!

Vitin 2018 e përcollëm me greva në sektorët më të rëndësishëm siç janë shëndetësia dhe arsimi.

Ndërkaq në anën tjetër kemi koalicion aktual qeveritar që është formuar me premtime se do të merren me vendime të mëdha.

Sipas politologut Belul Beqaj vitin 2018 e përcjelli qeveria kampione e korrupsionit dhe dështimit, ku sipas tij është bërë keqëpërdorimi i parave publike, punësimi partiak.

Beqaj në një prononncim për Ballkani.info ka thënë se, dështim e konsideron edhe trendin e ç’njohjeve pamundësisë për anëtarsimin në organizata ndërkombëtare dhe dështimin e vizave.

“Koalicioni aktual qeveritar është formuar me premtimin se do të merret me vendime të rëndësishme dhe të mëdha. Ne po e përcjellim vitin 2018 dhe në vend të vendime të mëdha po ndodhin vetëm dëshprimet dhe dështimet e mëdha që po kulmojnë me greva në sektorët më të rëndisishëm,siç është arsimi dhe shëndetësia, në anën tjetër kjo qeveri është kampione e korrupsionit ,keqpërdorimit të parasë publike dhe punësimeve partiake duke nisur nga zëvendësminstrat e deri të zyrtarët e thjeshtë adminsitrativ për drejtësinë dhe papunësinë,varfërinë, të mos flasim dështimet e brendshme kanë shkaktuar dështimin e plot në politikën e jashtme duke nisur nga trendi i ç’njohjeve , pamunësisë së anëtarësimit në organizata ndërkombëtare e deri te dështimi i iberalizimit të vizave”, ka thënë Beqaj për Ballkani.info.

Ndërkaq në anën tjetër Beqaj transformimin e FSK-së e konsideron manipulim politik, ku sukesë i këtij viti e konsiderohen sportistët dhe asrtistët që po afrimojnë shtetin.

“Transformimi i FSK është më shumë një manipulim politik, propagandistik se sa ndryshim përmbajtësorë i aftësisë operative mbrojtëse. Suksesi më i madh është i sportistëve ,arstitëve dhe këngëtareve të cilat e kanë afirmuar dhe po afrimojnë Kosovën pa ndihmën e saj por në interesin dhe imazhin e saj”,ka thënë Beqaj.

Ndërkaq në anën tjetër, analisti Ramush Tahiri, Qeverinë Haradinaj e ka konsideruar si qeveri shumë aktive dhe dinamike, ku sipas tij vendimi për taksën e ka përcaktuar fund vitin.

Tahiri ka theksuar se ndërprerja e dialogut Kosovë -Serbi e ka vënë edhe njëherë në qendër të vëmendjes çështjen e Kosovës dhe problemet dhe tensionet ndërmjet vendeve të Ballkanit përëndimor si dhe politikave shumë të ngadalshme të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

“Fundi i vitit e përcaktoi dhe e dinamizoi gjithë politikën e vitit që e lam pas. Me shumë ngjyrim këtij viti i dha vendosja e taksave per mallrat që importohen nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina dhe ndërprerja e dialogut Kosovë Serbi që e ka vënë edhe njëherë në qender të vëmendjes çështjen e Kosovës dhe problemet dhe tensionet ndërmjet vendeve të Ballkanit përëndimor si dhe politikave shumë të ngadalshme të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Qeveria Haradinaj u tregua shumë aktive dhe shumë dinamike edhe ne raport me BE dhe me institucionet e saja dhe për të parën herë edhe me nji politikë edhe kundërshtuese por shumë të qartë vendoset në pozicionin e partnerit si subjekt i m’vetësishëm shtetëror që e din çka donë dhe që synon të respektoj procedurat dhe marrëveshjet”, ka thënë Tahiri për Ballkani.info.