Anakonda gëlltit LIVE ekspertin e gjarpërinjve të mëdhenj (VIDEO)

Një program televiziv amerikan nuk njeh më limite.

Paul Rosolie, natyralist dhe ekspert i gjarpërinjve të mëdhenj, i mbrojtur nga një veshje e posaçme për këtë mision, ishte gati për tu gëlltitur nga një anakonda gjigande rreth dhjetë metra.

Aventura trishtuese ka ndodhur në pyllin e Amazonës.

“Mendova se do të isha në gjendje të lëvizja krahët dhe në një mënyrë do të isha i sigurt, por ajo më kapi dhe më mbështolli”, thotë Rosolie.

Ndërkohë, goja e kafshës hapet mbi kokën e tij, dhe ai e përshkruan dëgjimin e tij si “gurgullimë dhe gulçimi “.

“Situata ndryshoj dhe kur ndjeva gjakun që po dilte nga krahu im, dhe ajo filloi të me mbërthente më fort dhe ndjeva që po më thyente kockat, unë kam thirrur për ndihmë”, thotë Rosolie.

https://www.youtube.com/watch?v=8te9dBGgEPQ