Ana përlotet në studio, tregoi si nuk kishte as bukë të hante kur ishte e vogël

Ana e “Përputhen” rrëfeu historinë e saj gjatë puntatës së sotme. Ajo u përlot teksa tregoi se ka punuar që në moshë të vogël, pasi nuk kishte as bukë të hante.

Mes emocionesh, Ana tha se ka bërë punë nga më të ndryshmet, si shitëse në butik, shitëse lakrash në treg apo dhe pastruese në shtëpi të ndryshme.

Rrëfimi i saj emocionoi konkurrentët e tjerë, mes të cilëve dhe Fationin. Ai u prek nga historia e Anës dhe u ngrit për ta përqafuar. Ditën e nesërme dyshja do të ballafaqohen me njëri-tjetrin, për të sqaruar të gjitha keqkuptimet.