Ana Kabashi vjen me një ndryshim të ri në dukje

Është njëra nga këngëtaret më të pëlqyera shqiptare dhe tashmë numëron fansa të shumtë.

Krahas muzikës, Ana Kabashi, shquhet edhe për dukjen e saj atraktive, derisa herë pas here e ndërron edhe stilin e flokëve.

Një gjë të tillë e bëri edhe së fundmi, e cila tregon se ka prerë flokët dhe është bërë me balluke.

Kjo fotografi e Anës është ndarë me mijëra fansat në llogarinë e saj personale, Instagram, madje ky stil lirshëm mund të thuhet se i shkon mjaft shumë asaj.

Ndërkohë, zeshkania po vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e pëlqyer për projektet që sjellë. Kënga e fundit që ka lansuar me klip mban titullin “Papa”, në bashkëpunim me motrën e saj, Artën dhe Beraton.

E njëjta është mjaft e angazhuar edhe në koncerte dhe mbrëmje të ndryshme përreth trojeve shqiptare.

loading…