Ana Kabashi mahnit me figurën trupore në fotografitë me bikini

Ajo vazhdon të jetë një nga personazhet publike më të pëlqyera, por jo vetëm për vokalin.

Bëhet fjalë për këngëtaren Ana Kabashi, e cila krahas muzikës komentohet mjaft shumë edhe për paraqitjet atraktive.

Bukuroshja, e cila vetëm në Instagram numëron mbi 160 mijë ndjekës, ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.

Ana Kabashi (Foto: Instagram)

Në këto ditë të nxehta vere, në koleksionin e fotografive nuk kanë munguar të tilla edhe me bikini.

Pikërisht, në imazhet e fundit me bikini ngjyrë vjollcë ka bërë që të përflitet mjaft shumë për figurën trupore.

Komplimentet e reagimet pozitive kanë qenë të shumta edhe nga miqtë e ndjekësit që mban në rrjetin e popullarizuar.

Ana Kabashi (Foto: Instagram)

Ana po ashtu së shpejti pritet të rikthehet edhe me projekte muzikore, gjersa ka qenë mjaft shumë e pranishme edhe në mbrëmje e koncerte këtë sezonë.