Ana e ‘PërPuthën’: Arjoni më ka bërë shantazh, e kam denoncuar

Ana e ‘Përputhën’ sot ka sqaruar foton me Arjonin në krevat.

Ajo është shprehur se Arjoni e ka kërcënuar dy herë më këtë foto të cilën ajo nuk e dinte që e kishte.  Madje ka bërë dy kërcënime dhe shantazhe të cilat Ana i ka të regjistruara dhe i ka dërguar në polici.

“Mendoja se kishte foto të ndonjë të dashuri tim dhe i thash postoje. Unë s’kam bërë seks me të, aty nuk jam as e zhveshur as në dush, jam e veshur”.

Në një lidhje direkte në Skype, ajo kërkoj falje dhe Bora tregoi se produksioni do të kujdeset ta ndjekë këtë çështje ligjërisht.

Më tej Ana ka kërkuar largimin nga emisioni gjë që nuk është pranuar nga produksioni dhe do të hapin një sondazh për këtë.