Ana dhe Arsimi kapen “mat” dhe fotoja flet vetë!

Ana Lleshi dhe Arsim Abdulli janë në një lidhje dashurie.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Ana në një intervistë për “Top Albania Radio”. E pyetur për raportin e saj me djalin nga Maqedonia, Ana u vendos në siklet duke pranuar “Ku ka zë, nuk është pa gjë”.

Duket se çifti ka vendosur të mos fshihet më nga sytë e publikut dhe nëse më parë ruheshin mirë kur dilnin me njëri-tjetrin, tashmë s’e kanë aspak problem.

Në foto shihen Ana dhe Arsimi në një ambient publik në kryeqytet, teksa pinin diçka e bisedonin me njëri-tjetrin, pa praninë e personave të tjerë.

Megjithëse nuk u futën njëkohësisht në “Për’puthen”, ata gjetën mënyrën për t’u njohur së bashku e për të nisur një romancë kaq të përfolur në rrjet.

Djali u bë shkak që Arsimi të lërë përfundimisht “Për’puthen”. Ai tha se do të largohet për shkak të disa arsyeve private. I pyetur më tej nga Bora, ai tha se duhet të rikthehet në Zvicër për t’i bërë disa vizita djalit të tij.ImageAna dhe Arsim