Ana Bërnabiq bëhet kryeministrja e parë në Evropë që merr vaksinën ndaj COVID-19

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, është bërë kryeministrja e parë në Evropë që merr vaksinën kundër virusit korona.

Bërnabiq tha se Serbia, duke mos llogaritur Britaninë e Madhe, është vendi i parë në Evropë që merr vaksinën “Pfizer Biontech” dhe shteti i tretë që fillon një imunizim masiv dhe një fushatë për dhënien e vaksinës – pas Britanisë së Madhe dhe Zvicrës, e cila filloi dje, raporton Tanjug