Polici që u suspendua për kritikën ndaj harxhimeve të deputetëve, është merakli i statuseve në Facebook.
Ai në profilin e tij zyrtar shpesh i komenton ngjarjet ditore, siç ndodhi edhe dje, gjë për të cilën u penalizua nga Policia.
Vendimi i institucionit të Sigurisë, erdhi pasi Hoxha, i kritikoi shpenzimet për karburante të deputetëve, prijës të të cilave ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Paratë e shujtave për Policinë , si dhe shtesat për punë jashtë orarit nuk jemi duke i marrë përkundër se na takojnë me Ligj, me arsyetim të mungesës së buxhetit , por besa spaskan pas faj se rezervarët e karburantit të deputeteve që ne emër të modestisë dhe gënjeshtrave publike gjatë fushatave politike fituan ulëse dhe privilegje, qenkan me primare”, shkroi Hoxha, transmeton Gazeta Insajderi.
“Një polic mund të lihet pa bukë ne kryerje të detyrës ama deputeti pa karburante kursesi jo. Turp ju qoft, prapë dora jonë do ju ndëshkojë o të shkrete”, vazhdoi tutje ai.

Ky nuk është shkrimi i vetëm i policit, përmes të cilit ai komenton zhvillimet në vend.
Njëjtë kishte vepruar edhe më 30 janar, një ditë pas protestës së PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës. Hoxha kishte kritikuar veprimin e Dardan Molliqaj ndaj Policisë së Kosovës.
“Mjerë populli që e rreh policin e vet. Këta policët tonë, (policë me iu thanë), n’luftë me serb e n’luftë me shqiptar. E kanga dikur k’nohej: N’luftë me turk e n’luftë me shkja! Grushtohu prej tyne e flakareshu preh nesh”, shkruante Hoxha, transmeton Gazeta Insajderi.
“Por!Athua ky far ‘trimi’ me emën dardanësh, a kishte me thye rrugën, sikur t’shihej natën, sy m’sy me policin civil, që i ra shuplakë n’derë t’Qeverisë, apo do t’ishte po kaq trim, siç u tregua me nji turmë gallamxhishë mbas veti?! I mjerë asht ai popull, që s’i don fëmijët e vet ushtarë e policë! Nga ai popull s’ke çka pret, pos rrenës e tradhëtisë”, vazhdonte shkrimi i Hoxhës, ku citonte Çun Lajçin.

Hoxha në një koment ka thënë “oj Kimete zeza nëse ti je k… të paktëm mos e nxit edhe pjesën e popullit me të ndjek”.
“Nëse të ka marrë malli për amoralitet shko me naj vend të EU të punësojnë me naj Puff me i shfry epshet e meshkujve të shfrenum”, pati shkruar zyrtari policor.

Por, pas reagimeve të shumta, Hoxha kishte reaguar duke thënë se kishte probleme me Facebook.
“Miq të nderuar në Facebook desha të ju informoj se qe sa ditë adresa ime e Facebook nuk është në rregull, lus që nëse pranoni sms të çfarëdo forme nga unë me çfarëdo përmbajtje dijeni se nuk jam unë”, ka shkruar Hoxha.







