Amerikani i rëndësishëm i ftuar në Xing, publikohet foto

Çdo javë, para se të vijë e shtuna, moderatori Ermal Mamaqi zbulon gjithmonë të ftuarit që do ketë në studion e emisionit dhe i fton fansat t’i bëjnë pyetje.
Mirëpo sot Ermali i ka habitur të gjithë me foton e postuar në rrjete sociale ku zbulon se i ftuari i rradhës do jetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Foto duket aq reale sa fansat janë habitur por edhe kanë qeshur me përshkrimin që Ermali i ka vendosur fotos.

“I ftuar kete jave ne Xing me Ermalin, Trump djali! E bera nje emision me Trumpin por nuk do e nxjerr se ka dal kot. Sidoqofte ju beni pyetjen tuaj, pyetjet me te bukura marrin vizen amerikane”, shkruan moderatori.