Deputeti i AAK-së, ka folur sonte edhe për tentimin e ndikimit rus në Kosovë dhe në rajon.

Ai duke folur për parneritetin dhe miqësinë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, ka thënë se Amerika nuk ka ushtarë më të fortë në Kosovë kundër Rusisë sesa Ramush Haradinaj, transmeton Ballkani.info.

“Ne jemi dëshimtarë të tentimit të ndikimit rus në rajonë dhe në Kosovë. E kemi rastin me trenin e ashtuquajtur rus që Serbia dëshironte ta fuste në Kosovë. I kemi kërcënimet me mjete të motorrizuara afër kufirit tonë. Kemi edhe plot raste tjera, siç është rasti me aksionin e policisë tonë në veri. Dhe të gjitha këto kundër-reagime ne si Kosovë i kemi bërë me bashkërendim me partnerët tanë. Prandaj them se Amerika ushtarë më të fortë kundër Rusisë në Kosovë nuk ka sesa Ramush Haradinaj”, ka thënë Daut Haradinaj në rtk.