Amerika publikon videon e hedhjes së “nënës së bombave kundër bunkerëve” (VIDEO)

Forcat ajrore të ushtrisë amerikane kanë publikuar një video të aeroplanit bombardues B2 duke hedhur dy bomba tejet të fuqishme, që konsiderohen si “ideale për shkatërrimin e bunkerëve”.

E tëra kjo është bërë pas tensionimit të situatës mes SHBA-ve dhe Iranit. Në videon me cilësi të lartë, shfaqen bombat e tipit GBU-57 (Massive Ordnance Penetrators) duke u lëshuar nga aeroplani në drejtim të caqeve.

Videoja shfaq bombat mbi 1,500 kilogramë, duke u hedhur nga bombarduesi B-2 dhe që më pas me shpejtësi të madh bien në tokë dhe futen thellë, e nga shpërthimi i fuqishëm zjarri duket se gjithë tokën e ka përfshirë.

Bomba GBU-57, konsiderohet si bomba më e fuqishme jo bërthamore dhe me precizitet godet cakun, falë sistemit GPS të instaluar. Siç raporton Drive, sistemi i navigimit GPS i mundëson bombës të futet thellë dhe më pas të shpërthen, duke shkatërruar tunele, shpella e bunkerë të ndryshëm të ndërtuar nga betoni dhe mjetet e tjera të forta.

Bombarderi B-2 ka kapacitete të transportoj bombat MOP të cilat mund të lëshohen në çdo vend të botës, e videoja është publikuar disa ditë pasi ushtria amerikane ka dërguar në Lindje të Mesme, luftanijet dhe aeroplanmbajtëset pas tensionimit të situatës me Iranin.