Amerika liron hakerin Ardit Ferizi që ia dha ISIS-it emrat e ushtarëve amerikanë

Kosovari, Ardit Feriz, që ishte dënuar me 20 vjet burgim me akuzën se si haker kompjuterik kishte ndihmuar Shtetin Islamik, është liruar me vendimin e një gjykate federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm 6 vjet pas dënimit, shkruan newsobserver.

I njëjti kishte akuzuar Departamentin e Drejtësisë për montimin e akuzave kundër tij për ta mbajtur atë në burg, transmeton Reporteri.net.

Gjyqtarja amerikane Leonie Brinkema potencoi sjelljen e ashpër për sjelljen e Departamentit të Drejtësisë ndaj Ardit Ferizit.

Kosovari është personi i parë i dënuar në SHBA si për hakerim kompjuterik ashtu edhe për akuza për terrorizëm.

Ai e pranoi fajin në vitin 2016 dhe u dënua me 20 vjet burg. Ai pranoi se kishte hakuar një kompani private dhe kishte nxjerrë emrat, fjalëkalimet e emailit dhe numrat e telefonit të rreth 1,300 personave me adresa dhe ia kishte dorëzuar të dhënat “Divizionit të Hakimit të Shtetit Islamik”.

Shteti Islamik i publikoi emrat me një kërcënim për të sulmuar.

Në vitin 2020, në fazat më të hershme të pandemisë, Ferizi kërkoi lirimin duke përmendur astmën dhe obezitetin e tij si rrezik më të madh për t’u prekur nga COVID-19.