Amerika këmbëngul: Taksa të pezullohet, Kosova s’përfiton kurrgjë nga kjo masë

Ambasada Amerikane ka ripërsëritur qëndrimin e tyre duke thënë që pozicioni i tyre për taksën nuk ka ndryshuar.

Në një prononcim për Klan Kosovën, nga ambasada kanë thënë se siç janë deklaruar edhe më parë, nuk shohim se Kosova përfiton diçka nga kjo masë.

“Pozicioni ynë mbi taksen nuk ka ndryshuar. SHBA-te në vazhdimësi kanë kërkuar nga udhëheqësia kosovare ta pezullojnë menjeherë taksen për produktet Serbe dhe ato të Bosnje e Hercegovinës. Ashtu siç kemi thënë edhe më parë, nuk shohim se Kosova përfiton dicka nga kjo masë.Fuqishëm bëjmë thirrje që të rishikohet fokusi thelbesor i interesit të Kosovës – e qe është e ardhmja europiane dhe normalizimi i raporteve me Serbinë”.