Amerika është gati ta ndihmojë edhe më shumë ushtarakisht Ukrainën

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i japin Ukrainës rreth 800 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake, duke përfshirë të paktën një duzinë dronesh vëzhgimi, sipas disa zyrtarëve amerikanë, raporton AP.

Ata thanë se pjesa më e madhe e paketës së ndihmës do të ishte obusi shtesë (armë me rreze të gjatë) dhe municione. Dy zyrtarë konfirmuan përfshirjen e re të dronëve katapultë portativë, me rreze të gjatë dhe të tërhequr.

SHBA më parë dërgoi më shumë se 9 miliardë dollarë sisteme armësh, municione dhe pajisje të tjera në Ukrainë.