Amerika e nis kontigjentin e dytë me autoblinda për Ushtrinë e Kosovës VIDEO

Ushtria e SHBA-ve ka nisur kontigjentin e dytë të autoblindave për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

SHBA dorëzoi pesë autoblinda të tipit M1117 javë më parë, teksa në atë kohë Ministria e Mbrojtjes kishte njoftuar se automjetet ishin dhuruar dhe se nuk ishin dërgesat e fundit.

Në disa video që kanë qarkulluar në rrjete sociale, shihet transportimi i dytë i autoblindave M1117, të cilat raportohet se janë nisur për në Kosovë.

Insajderi ka kontaktuar Zyrën për Mardhënie me Publikun në Ministrin e Mbrojtjes, të cilët u shprehën se për momentin nuk mund ta konfirmojnë një gjë të tillë.