Amerika e alarmuar: Koreja e Veriut po përgatitet për testin e ri bërthamor

Janë rritur gjasat që Koreja e Veriut së shpejti të testojë një armë nukleare për herë të parë që nga viti 2017, si shenjë për të përmirësuar arsenalin e vetë dhe që të rris presionin politik, kanë thënë analistët nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Koreja e Jugut, shkruan Reuters.

Dy zyrtarë amerikanë thanë për Reuters se ka indikacione se Peniani mund jetë duke u përgaditur për një lloj testi, duke përfshirë aktivitetin afër stacionit bërthamor të Punggye, edhe pse koha e saktë nuk është ende e saktësuar.

Një zyrtar ushtarak nga Koreja e Jugut konfirmoi se ata janë duke ndjekur aktivitetin për të rivendosur një tunel që përdoret për testime nukleare.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ka refuzuar të komentoj% këtë javë, por tha se Washingtoni është i shqetësuar rreth mundësisë për testime të reja sepse ato do të ishin mundësi për Korenë e Veriut për të pasuruar arsenalin e saj.

“Sa herë ju testoni, ju mësoni… Ne e dimë që ky është një program që ata duan ta përmirësojnë”, tha ai shkurt të enjten. “Dhe natyrisht, ne jemi të shqetësuar rreth përpjekjeve për ta bërë një gjë të tillë”, shtoi Kirby.

Analisët thonë se testimet e shumta mund t’i ndihmojnë Koresë së Veriut për të arritur qëllimin e saj shtetëror për prodhimin e kokave të vogla bërthamore dhe përmirësimit të besueshmërisë së tyre.

Një rifillim i testimeve bërthamore mund të dërgojë trazira politike në regjion. Kina dhe Rusia iu patën bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të tjerë të Kombeve të Bashkuara në sanksionimin e Penianit ndaj testimeve paraprake, por në momentet pas fluturimit të raketës balistike ndërkontinentale në javën e fundit, Pekini dhe Moska kanë shfaqur kundërshtime ndaj ndonjë mase të re dhe thanë se sanksionet duhet të lehtësohen.