Amerika dhe Britania njoftojnë për veprimet e fundit pas ngjarjes në Poloni

Pas raportimeve për rënien e dy raketave ruse në territorin e NATO-s, në Poloni, pritet që Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin të flas sot me homologun e tij polak, Mariusz Błaszczak.

Kështu ka raportuar CNN duke u bazuar në deklaratat e një zyrtari evropian të ushtrisë dhe një zyrtari amerikan.

Ky diskutim vjen pas raportimeve se në fermën një fshati kufitar të Polonisë, shpërthyen raketa ruse që lanë të vdekur dy persona.

Në anën tjetër, autoritetet britanike kanë thënë se janë duke punuar ngushtë me aleatët pas këtyre raportimeve.

“Po hulumtojmë mbi këto raportime dhe po bashkëpunojmë ngushtë me aleatët”, ka thënë për CNN një zëdhënësi i ministrisë së Jashtme.

Nga Pentagoni kanë thënë se ende nuk mund t’i vërtetojnë raportimet e mediave. Megjithatë, zëdhënësi i Pentagonit ka thënë se “ne kemi qenë të qartë si kristali: do ta mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”.