AMD shtyn debutimin e procesorit 16-bërthamësh nga frika e kërkesës së lartë

Entuziastët e industrisë ishin të bindur se në Shtator do të mund të ndërtonin një konfigurim kompjuteri i bazuar plotësisht në harduerin e AMD për video lojërat.

Por kompania dha lajmin e keq se procesori 16-bërthamësh Ryzen 9 3950X do të shtyhet edhe me dy muaj të tjerë për në Nëntor.

Kompania dëshiron që ti bëjë ballë kërkesës së lartë për një procesor dhe tha se ende nuk ishte gati. AMD thotë se nuk ka mjaftueshëm rezerva për të justifikuar një debutim procesori.

Deklarata e kompanisë zbuloi se gjenerata e tretë e Ryzen Threadripper gjithashtu do të vijë në të njëjtën periudhë. Ky procesor pritet të ketë deri në 48 bërthama dhe arkitekturë 7-nanometër.

Ky është shansi i artë i AMD për ti fituar një tjetër betejë Intel dhe konsoliduar pozitat si një lojtarë i fortë në industrinë e procesorëve me shumë bërthama.

loading…