AMD do t’i lansojë kartelat grafike Navi gjatë konferencës E3?

Sipas thashethemeve të reja, AMD po e përgatit lansimin e arkitekturës Radeon Navi për kartelat grafike gjatë konferencës për gaming E3 2019. Më herët u sugjerua se lansimi do të mund të pasojë gjatë Computexit, i cili mbahet disa javë para E3, raporton Overclock3D.

E3 2019 do të mbahet nga 13 deri më 14 qershor në Los Angeles. Raportet përmendin se modelet e para Navi do ta kapërcejnë lehtë atë që e ofron RX Vega 64 dhe do të jenë afër modeleve më të fuqishme të Nvidia RTX 2080 në disa segmente.

Lansimi i plotë i arkitekturës Navi pritet më 7 korrik, që është një termin i përsosur për AMD që të lansohen produktet që e përdorin litografinë 7nm të TSMC-së. Arkitektura Navi ka shumë mundësi të përdoret për konzolat e ardhshme Sony dhe Microsoft.

Aktualisht nuk dihet shumë për arkitekturën Navi, ndërsa theksohet se ajo do të jetë krejt e ndryshme nga dizajnet ekzistuese të bazuara në GCN. Tani për tani nuk dihet nëse AMD do të ofrojë mbështetje për akselerimin Ray Tracing përmes DXR, një funksion ky që aktualisht është ekskluziv për serinë e kartelave grafike Nvidia RTX.