Amber Heard fotografohet në një dyqan veshjesh të lira, fansat besojnë se imazhet janë të porositura

Amber Heard u fotografua duke blerë rroba në dyqanin TJ Maxx në Hamptons. Ky zinxhir normalisht shet artikuj me çmime më të lira dhe shumë përdorues të rrjeteve sociale mendojnë se ajo i ka porositur këto fotografi që ta bëjë publikun të ndjejë keqardhje për të.

Aktorja është shfaqur duke bërë pazar me motrën e saj, Whitney Henriquez. Ndërkohë që nuk ka asgjë të keqe me blerjen e rrobave më të lira, njerëzit kanë vënë re se ajo po përpiqet të duket sikur është “larguar” nga stili i saj i mëparshëm luksoz.

“Amber mendon se ne jemi budallenj. Ajo padyshim që po përpiqet të fitojë simpati duke blerë në TJ Maxx, sepse po përpiqet të duket e varfër. Përpjekje e mirë”, ka shkruar një përdorues në Twitter.

“TMZ padyshim se ka marrë para për këto fotografi. Gjithçka që bën kjo femër e sëmurë është një shfaqje”, shtoi një tjetër.

“Paparacit nuk lejohen të hyjnë në dyqane apo jo? Atëherë si ia dolën ta fotografonin Amberin në TJ Maxx? A janë vërtet kaq budallenj ata që e mbështesin?”, është edhe një nga komentet.

Kujtojmë që Heard duhet t’i paguajë Johnny Deppit dëmshpërblim miliona dollarësh, pasi aktori e paditi dhe e fitoi gjyqin për shpifje lidhur me një artikull të shkruar në Washington Post në vitin 2018. /Telegrafi/