Ambasadorja turke falënderon QKUK për trajtimin e saj

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani, sot ka pranuar një letër falënderimi nga Ambasada e Turqisë në Kosovë për trajtimin e ambasadores turke, Kivilcim Kiliç.

Ambasada ka falënderuar Klinikën për dhënien e ndihmës dhe trajtimin e nevojshëm.

“Kam nderimet e mia të transmetojë në këtë mënyrë falënderimin e ambasadores, Kivilcim Kiliç, për të falënderuar juve dhe kolegët tuaj në dhënien e ndihmës së nevojshme nga spitali juaj dhe kujdesin profesional ku ishte e përfshirë ambasadorja ishte e përfshirë”, thuhet në letrën falënderuese.

Eskorta e Ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, ishte përfshirë në një aksident me fatalitet duke lënë katër të vdekur më 16 nëntor të këtij viti.