Nëntëmbëdhjetë orë pasi kishte postuar një fotografi krenare nga mali duke iu kundërpërgjigjur kryeministres serbe Ana Brnabiq që i quajit kosovarët “njerëz të ardhur nga mali”, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka rrëfyer një histori turpëruese.
Duke reaguar për sulmin e dytë që i ndodhi gruas rome në Ferizaj, Çitaku ka vënë në pah faktin sesi shoqëria kosovare është tradicionalisht raciste.
Ajo ka folur për Nurijen dhe Fitimi që i kishte pasur në klasë dhe si pasojë e talljeve me ta ata kishin vendosur që ta ndërprejnë shkollën.
Po ashtu Çitaku ka përmendur se si pasojë e racizmit të atëhershëm sot fëmijët po i sulmojnë, Nurijen, Fitimin e fëmijët e tyre.








