Partitë politike po përgadisin listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti.
Ballkani.info nga burime të sigurta brenda PDK-së ka mësuar se njëra nga kandidatët për deputete do të jetë edhe Ambasadorja në detyrë e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Kujtojmë që lirimin e saj e bëri ish ministri i Qeverisë Kurti, Galuk Konjufca, mirëpo asnjëherë nuk është bërë i plotëfuqishëm vendimi, pasi nuk u nënshkrua nga ish-presidenti, Hashim Thaçi.
Ditë më parë në këtë parti si “përforcim” u prezantuan analistët, Faton Abdullahu dhe Ardian Kastrati./Ballkani.info/







