Ambasadorja aktuale e SHBA-së në Ukrainë, Bridget A. Brink, gjatë një fjalimi ka folur për fillimin e karrierës së saj diplomatike.

Ajo thotë se karriera e saj nisi kur serbët po kryenin krime lufte ndaj kosovarëve.

“Isha diplomatja e vetme që raportoja mizoritë e tmerrshme, për familjet e vrara brutalisht, të gjymtuar, të lënë në lëndinat e tyre të përparme”, ka thënë ajo.

Sipas saj, ajo që po ndodhte në Kosovë gjatë luftës, ishte një përgjegjësi e rëndë për të përballuar për një oficer i ri në shërbim.

“Jetë dhe shtëpi të shkatërruara me ligësi që nuk e dija se mund të ishin edhe të mundshme”, ka thënë ajo.

Brink thotë se iu bashkua shërbimit të jashtëm për të bërë ndryshime të mëdha. “Por u bëra dëshmitare  e një horrori”.  

US Ambassador to Ukraine Brink on beginning her diplomatic career in Kosovo:

Serbs were committing war crimes.

Horrific atrocities: families brutally killed, mutilated, left on their front lawns.

Lives and houses destroyed with malice that I didn't know could even be possible. pic.twitter.com/UA15SYkZRZ

— Admirim (@admirim) June 14, 2024