Ambasadorja e SHBA-së në NATO pret përfaqësuesin e Kosovës, ja për çfarë është diskutuar

Ambasadorja e SHBA-së në NATO, Julianne Smith, ka pritur në takim përfaqësuesin e Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj.

Ajo ka bërë të ditur se në këtë takim është folur për mbështetjen e përbashkët për Ukrainën dhe forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës SHBA-së dhe Kosovës.  

“Shumë e lumtur që kam mirëpritur ambasadorin Astrit Zemaj, Përfaqësues i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n. Ne u takuam për të diskutuar mbështetjen tonë të përbashkët për Ukrainën dhe për të forcuar marrëdhëniet e forta dypalëshe SHBA-Kosovë”, shkruan Smith në llogarinë e saj në Twitter.

Ndryshe, Ministri i Mbrojtjes së Kosovës ka hedhur idenë që Kosova të anëtarësohet në NATO dhe të krijohet një bazë ushtarake amerikane në Kosovë, pas fillimit të pushtimit rus mbi Ukrainën. Ideja e tij ka gjetur përkrahje të madhe në Kosovë.