Ambasadorja e Gjermanisë në Serbi: Tash po flasim konkretisht për Asociacionin

Ambasadorja gjermane në Serbi, Anke Konrad, vlerësoi sot se është jashtëzakonisht e rëndësishme prezantimi i draftit të statutit të Asociacionit komunave me shumicë serbe në Bruksel dhe shtoi se është arritur një marrëveshje që kjo çështje të shqyrtohet më tej, duke theksuar se edhe Gjermania është në favor të saj.

“Ne jemi duke avokuar intensivisht që instituti i komunitetit të komunave të zbatohet jashtëzakonisht shpejt dhe është dhënë një sinjal i rëndësishëm në këtë kuptim, tani jemi në një fazë që mund të flasim konkretisht dhe realisht dhe ne mendojmë se është e rëndësishme”, tha Konrad për Tanjug.