Ambasadorja britanike në KS: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Ambasadorja e Britanisë së Madhe, Dame Karen Pierce, ka përkrahur progresin e arritur të shtetit të Kosovës në këto vite.

Ajo ka shfrytëzuar rastin që të shprehë përkrahjen e Britanisë së Madhe, në anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, duke thënë se kjo do të ishte në të mirë të të gjithëve.

“Duke shikuar Kosovën e viteve të 1999 dhe Kosovën e tanishme, tani mund ta shihni deri ku ka arritur ky shtet. Progresi ka stagnuar nga vetë institucionet e Serbisë, ndërsa në emër të Britanisë së Madhe, e përkrah anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, si një hap i rëndësishëm për këtë shtet”, ka thënë Pierce. /Ballkani.info/