Itali

Ambasadorja Alma Lama takohet me Papa Françeskun

Ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ka pasur një “takim” të shkurtër me Papa Françeskun.

Lama ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku shihet duke u përshëndetur me Papa Françeskun, derisa ka shkruar se kjo qenë një ditë shumë e veçantë për familjen e saj.

Ndërkohë, që Papa shihet duke biseduar me vajzën e Lamës.

“Nje dite shume e vecante per familjen time. Patem rastin te takojme Shenjterine e Tij, Papa Franceskun, ne Audiencen e se merkures. Padyshim Jerina me e priviligjuara ????????????”, ka shkruar Lama.

Shpërndaje