Ambasadori ukrainas në Serbi Oleksander Aleksandrovich ka deklaruar se vendi i tij konsideron se është gjë “jo e mirë” që Kuvendi i Kosovës miratoi pakon e ligjeve për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri.
“Ne themi se kjo nuk është gjë e mirë, nuk e mbështesim formimin e ushtrisë së Kosovës, sepse ne nuk e njohim Kosovën si shtet të pavarur. Prandaj, duhet të respektohet Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB”, tha ai për Tanjug
Mirëpo, ai njëkohesisht e ka kritikuar Serbisë që dje në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka votuar kundër Ukrainës, transmeton Ballkani.info.
“Ne themi se kjo nuk është mirë, ne nuk e mbeshtesim formimin e Ushtrisë së Kosovës, sepse ne nuk e pranojmë Kosovën si shtet i pavarur. Pra, duhet të respektohet Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë Aleksandroviq.
Ambasadori ukrainas ka theksuar se në korrik, gjatë vizitës së presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko në Beograd, “është arritur marrëveshje xhentelmene që mos të votohet kundër njëri-tjetrit”, kurse Serbia mbrëmë, thotë ai, ka qenë njëra nga 19 shtetet që kanë votuar kundër Rezolutës, e propozuar nga Ukraina, kundër militarizimit të Krimesë, Azovit dhe Detit të Zi.
“Serbia ka mundur të paktën të abestonou”, ka thënë ai. /Ballkani.info/







