Ambasadori rus në Beograd: Nëse Serbia na kërkon, Rusia e konsideron përfshirjen direkte në dialog

Ambasadori rus në Beograd Alexander Bocan-Kharchenko tha se nëse Serbia kërkon ia kërkon, Rusia është e gatshme të përfshihet direkt në dialogun Kosovë-Serbi.

Kharchenko në një intervistë për “Jedinstvo” tha se Rusia është e përfshirë aktivisht si anëtarë e përhershme me Këshillit të Sigurimit për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

“Palët(Kosova dhe Serbia) mund të jenë të interesuara edhe për “shërbime të mira” të akterëve të jashtëm në këtë rast të ShBA-së dhe Rusisë. Ne do të jemi gati për të konsideruar opsionin e asistencës direkte në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës nëse një kërkesë e tillë vjen nga partnerët tanë serb. Në anën tjetër ne nuk imponojmë ndihmën tonë ndaj askujt”, ka thënë ai.