Ambasadori Rohde tregon se pse Kosova nuk do të bëhet si Gjermania

Ambasadori gjerman, Jörg Rohde, ka bërë të ditur se Kosova nuk mund të bëhet si Gjermania.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörg Rohde, në një intervistë dhënë për lajmi.net, ka treguar më shumë për jetën e tij, përshtypjet për Kosovën dhe kosovarët, ushqimin e preferuar shqiptar e shumë e shumë gjëra të tjera.

Ndër të tjerash në këtë intervistë, ambasador Rohde, ka bërë të ditur se Kosova nuk do të mund të bëhet si Gjermania, por ai edhe e ka treguar arsyen përse nuk mund të ndodhë një gjë e tillë.

A do të bëhet ndonjëherë Kosova sikur Gjermania?

Ambassador Rohde: Jo sepse Kosova do të jetë gjithmonë Kosovë. E njëjta gjë vlen edhe për Gjermaninë dhe çdo vend tjetër në planet dhe kjo është mirë. Më pëlqen shumëllojshmëria!