Jörn Rohde

Ambasadori Rohde shpërndan reagimin e Gjermanisë për zgjedhjet në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ka reaguar për zgjedhjet në Serbi, që u mbajtën 17 dhjetor. Zgjedhjet parlamentare atje i ka fituar partia e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, por OSBE/ ODIHR ka evidentuar një mori shkeljesh.

Këto shkelje përfshijnë keqpërdorime të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votës. Për Gjermaninë një gjë e tillë është e papranueshme, e sidomos kur Serbia është shtet kandidat për integrim në Bashkimin Evropian (BE).

Këtë deklarim e shpërndau ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde.

”Sapo u publikua: Shihni më poshtë deklaratën e Ministrisë së Jashtme Gjermane për zgjedhjet serbe”, ka shkruar ambasadori.

E në atë deklaratë thuhet, ““Serbia ka votuar, por @osce_odihr raporton keqpërdorime të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votës. Kjo është e papranueshme për një vend me status kandidat në BE”.

VIDEO BONUS: Pas fitores së Vuçiqit platforma ‘bota serbe’ kërcënon seriozisht Ballkanin