Ambasadori Rohde: Gjermania do të vazhdojë të jetë mik dhe partner i ngushtë për Kosovën

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si Presidente e Kosovës.

Ambasadori Rohde  tha se Gjermani do të vazhdojë të jetë mik dhe partner i ngushtë  për Kosovën.

“Unë pres që të punoj nga afër me ju në intesifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve gjermano-kosovare”, shtoi ai.

Por në anën tjetër, Agim Veliu, Avdullah Htoi dhe Driton Selmanaj vendosën mos të votojnë Osmanin.

Me 71 vota pro, asnjë kundër dhe 11 të pavlefshme, Vjosa Osmani-Sadriu është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës, pas raundit të tretë. Personi më i votuar në vend, me mbi 300 mijë vota, ka marrë shumicën e votave në Parlament.

Kështu, e diela e 4 prillit, është dita kur Osmani mori edhe zyrtarisht legjitimitetin nga deputetët.