Ambasadori Qëndrim Gashi pritet në ambasadën e Izraelit në Paris

Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi është pritur në ambasadën e Izraelit në Paris nga ambasadori Daniel Saada i ngarkuar me punë i shtetit të Izraelit në këtë shtet.

Gashi ka shkruar në Twitter se ka pasur një mikpritje të ngrohtë nga ambasadori Saada, me të cilin kanë diskutuar për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“Një mirëseardhje e ngrohtë nga ambasadori Danie Saada, i ngarkuari me punë i Izraelit në Francë. Pata kënaqësinë të bisedoj më të, një ditë pas hapjes historike të ambasadës tonë në Jerusalem”, ka shkruar Gashi.