Ambasadori (më i mirë) largohet nga Kosova në fund të gushtit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka vetëm edhe pak muaj mandat në Kosovë. Ai pritet të largohet në gusht.

Burimet kanë thënë se O’Connell do të largohet për shkak se i përfundon mandati i tij diplomatik e jo për arsye të tjera për cfarë është raportuar.

Atiij i përfundon mandati në gusht, ndërsa pritet që Britania e Madhe të emërojë një ambasador të ri për në Kosovë.

Ambasadori shqipfolës njihet si një nga më aktivët e misioneve diplomatike në Kosovë.

Ai ka qenë i qasshëm për qytetarët, duke iu përgjigjur shpesh pyetjeve të qytetarëve në rrjete sociale.

Ambasadori britanik vazhdon të shkruaj rregullisht kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe nepotizmit në Kosovë.