Ambasadori Kosnett së bashku me gruan urojnë Fitër Bajramin

Sot festohet Festa e Fitër Bajramit, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka uruar besimtarët myslimanë në Kosovë dhe mbarë botën.

Ai në rrjetin social Twitter ka shkruar:

“Unë dhe Alison u urojmë të gjithë myslimanëve në Kosovë dhe mbarë botën Festën e bekuar të Fitër Bajramit”.