Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett po merr pjesë në “Paradën e Krenarisë”.
Ka filluar për herë të tretë mbajtja e “Paradës së Krenarisë”, raporton lajmi.net.
Në këtë paradë po merr pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.
Në mbishkrimet që shihen afër ambasadorit shkruan “Krenar për të festuar diversitetin në Kosovë”, raporton lajmi.net.
Përveç ambasadorit Kosnett në “Paradën e Krenarisë”, po merr pjesë edhe kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, etj.
Theksojmë se “Parada e Krenarisë”, këtë vit është me moton “Për kon t’rreh zemra” dhe se në fund të këtij organizimi do të ketë edhe një koncert, raporton lajmi.net.
Ndërkaq gjatë “Javës së Krenarisë”, janë adresuar çështjet e gjendjes aktuale të komunitetit LGBTI në Kosovë.







