Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Phillip Kosnett, ka tërhequr një paralele mes raporteve Kosovë-Serbi dhe atyre Amerikë-Vietnam.
“Me kohë, armiqtë mund të kthehen në miq”, ka thënë diplomati amerikan, në një shkrim në llogarinë e tij, në Twitter.
Kosnett theksoi se “kjo mund të arrihet duke diskutuar në mënyrë të ndershme të kaluarën e keqe, duke u fokusuar në të mirat që sjell bashkëpunimi për të ardhmen”.
Ai ka shpërndarë një shkrim që thotë se raportet Amerikë-Vietnam kanë përparuar aq shumë që kur vendet kanë normalizuar marrëdhëniet diplomatike më 1995.








