Ambasadori Italian: Pavarësisht mungesave, Forca KOSOVA!

Kombëtarja e Kosovës sonte në orën 20 e 45 e zhvillon ndeshjën më të madhe deri më tash. Futbollistët kosovarë do të ballafaqohen në Shkup me Maqedoninë e Veriut në kuadër të gjysmëfinales të Ligës së Kombeve.

Në mbështetje të Kosovës, përveç tifozëve dhe qytetarëve, kanë dalë edhe shumë politikanë dhe njerëz me peshë si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.

Mirëpo, Kosovën sonte nuk e mbështesin vetëm shqiptarët. Është ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando që ka dalë në përkrahje të djemve tanë.

“Kësaj here pa Amir Rrahmanin, Samir Ujkanin dhe Vedat Muriqin, fatkeqësisht… por edhe më tej… Forca Kosova”, ka shkruar Orlando në llogarinë e tij në Twitter.