Njëra nga çështjet kryesore që Kosova ka përpara saj është përfundimi i dialogut me Serbinë me anë të një marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme.

Këtë po e konfirmon edhe Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde përmes një adresimi përpara qytetarëve të Kosovës.

Rohde ka shprehur mbështetjen e pakusht të Gjermanisë për Kosovës dhe se dialogu me Kosovën është prioritet kryesor për Qeverinë.

“Gjermania është përkrah jush. Dialogu dhe normalizimi i raporteve me Serbinë është prioritet”, është shprehur ai ndër të tjera.

Po ashtu Rohde ka thënë situata në Kosovë me pandeminë është shqetësuese dhe se Gjermania do sjellë doancione përsëri për mjekët kosovarë.

Good morning #Kosovo! Here is my video message to all Twitter followers in 🇽🇰and elsewhere 🌍. Looking forward to meeting you all soon (virtually)! pic.twitter.com/aU79xdrim8

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 6, 2020