Ambasadori i Kosovës në Hungari Shpend Kallaba e takoi Presidentin e këtij vendi János Áder të cilën e falenderoi për bashkpunimin dhe ndihmës që i dha Kosovës.
“Me këtë rast, Ambasadori Kallaba e ka falënderuar Presidentin Áder për përkushtimin e tij si dhe për ndihmën e vazhdueshme, që populli dhe shteti hungarez i ka dhënë shtet-ndërtimit të Kosovës, duke vlerësuar nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dy-palëshe në mes dy vendeve”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Ndër tjerash në komunikatë thuhet së ambasadori Kallaba e njoftoi Presidentin Ader lidhur me përpjekjet e Kosovës drejt rrugës euro-atlantike, si dhe kërkoj nga ai mbështetje për Kosovën në përpjekjën drejt liberalizimit të vizave.

“Në vazhdim, Ambasadori Kallaba e njoftoi Presidentin Áder lidhur me përpjekjet e Republikës së Kosovës në avancimin e agjendës euro-atlantike, me theks të veçantë mbi përkushtimin e Kosovës, që të jetë faktor stabiliteti dhe kontribues i paqes në rajon. Më pas, Ambasadori Kallaba kërkoi, që Hungaria të mbetet përkrahëse e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave në raport me BE-në” Ballkani.info
Në takim u theksua se fokusi duhet të mbetet tek bashkëpunimi në sferën ekonomike-tregtare dhe në shfrytëzimin e nismave dhe ngjarjeve ndërkombëtare, që do të ndodhin në Budapest, si mundësi për t’u shfrytëzuar në të mirë të Kosovës.