Ambasadori i Italisë në Kosovë uron konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka uruar qytetarët e Kosovës për konstituimin e Kuvendit të ri.

Përmes një shkrimi në Twitter, ai ka uruar kryetarin e ri të Kuvendit, Glauk Konjufcën, nënkryetarët e rinj e të gjithë deputetët.

“Urime Shtetit dhe qytetarëve të Kosovës për inaugurimin e Kuvendit të ri. I uroj Kryetarit të ri Glauk Konjufca, nënkryetarëve të rinj dhe të gjithë deputetëve suksese në përgjegjësinë e tyre”, ka shkruar ai.