Ambasadori i Francës në OKB: Ushtria e Kosovës nuk duhet të shkojë në veri

Ambasadori i Francës në OKB, François Delattre, gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, tha se Kosova si shtet sovran ka të drejt ta ketë ushtrinë e saj, por transformimi i FSK-së ka ndodhur në një kohë të gabuar.

“Ne e kemi njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, por transformimi i FSK-së në Ushtri ka ardhur në një kohë të gabuar. Ne mendojmë që FSK nuk duhet të kalojë në Veri pa lejen e KFOR-it. KFOR-i duhet të jetë garantues i paqes. FSK duhet të koordinohet me NATO-n”, tha përfaqësuesi i Francës në OKB, shkruan Ballkani.info.

Franca ka trajtuar edhe çështje të tjera që lidhen me zhvillimet në rajon. /Ballkani.info/