Ambasadori Heldt ndërhyn në procese demokratike dhe kushtetuese të Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, sot e ka ftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës që të rishqyrtojë edhe njëherë nisjen e mocionit për votëbesim.

Por, nuk është hera e parë e ambasadorit gjerman që del tërësisht jashtë mandatit diplomatik që ka.

Një diplomat i Kosovës, në kushte anonimiteti ka thënë se ky është presion dhe interferim i drejtpërdrejtë nga ana e tij në proceset demokratike dhe kushtetuese në Kosovë.

“Kjo është tërësisht e papranueshme, nuk e di pse tolerohet një ambasador i huaj kur nuk ka sjellje diplomatike konform mandatit që ka”, ka thënë ai.

Për një thirrje të tillë në Gjermani, sipas tij, shteti prej nga vjen ai ambasador do merrte edhe demarsh diplomatik.